KTHIM NË LUFTËN E FTOHTË? – GJERMANIA KËRKON FORCIMIN E USHTRISË, KA NJË KËRKESË PËR NATO-N

Ministrja e Mbrotjes në Gjermani Ursula von der Leyen ka bërë një deklaratë e cila ka ngjallur reagime të mëdha në mediat ndërkombëtare, të premten pasdite. Gjermania sipas një dokumenti që është publikuar në mediat gjermane, po kërkon rindërtimin e trupave ushtarake në vend por nëpër misionet e saja ndërkombëtare, përfshirë edhe Kosovën

Sfondi i kësaj kërkesë është konfrontimi në rritje me Rusinë dhe rindërtimi i trupave ushtarake nëpër misionet ndërkombëtare pritet ti kushtojë shtrenjtë Gjermanisë.

Rritja e tensioneve me Rusinë, sipas mediave gjermane është arsye kryesore pse ministrja e CDU-së dëshiron që të rrisë numrin e ushtarëve në Gjermani, por jo vetëm. Sipas këtij dokumenti zyrtar, Gjermania i ka kërkuar NATO-s që të rrisin numrin e ushtarëve në mënyrë që misionet ushtarake të NATO-s nëpër vende të ndryshme të jetë më i fuqishëm.

Një zëdhënës në Minsitrinë e Mbrojtjes në Gjermani ka thënë se ky propozim dokument është një kundërpërgjigje ndaj skenareve të rinj dhe se ky dokument mund të diskutohet zyrtarisht në qershor të këtij viti.

Pas rënies së Perdes së Hekurt, Qeveria e Gjermani u përqendrua në misionet e huaja si Kosova dhe Afganistani. Megjithatë që nga shpërthimi i konfliktit në Ukranië dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia, tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë rritur. Këto tensione janë ndjerë më shumë në vende sikurse Estoania, Letonia dhe Lituania.

Por Gjermania dëshiron që siguria ushtarake të rritet edhe brenda shtetit dhe sipas burimeve të mediave gjermane besohet se do të shpenzoj rretj 41.5 miliardë euro në vit, duke filluar që nga 2018-a./Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *