VAJZA E SALIH KASTRATIT: ETHEM ÇEKU NA I MORI 50 MIJË MARKA HARAÇ

Një zë krejtësisht i vetëm po përpiqet të dalë prej Burgut të Lipjanit për të arritur në veshët e drejtësisë. Ai është zëri i Besarta Kastratit, të cilës ia vranë babanë me bombë pak ditë pasi kishte refuzuar të jepte 500 mijë euro haraç njerëzve të lidhur me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Kastrati, thotë se asaj iu montua një proces dhe u dënua vetëm për ta penguar në gjetjen e vrasësve të të atit. Atë po e ndihmon në kuadër të kornizave ligjore vetëm avokati, Ramë Dreshaj. Ajo ka rrëfyer për Insajderin gjithçka që ka parë e dëgjuar për më shumë se dhjetë vjet. Tregon se i ati i saj ishte detyruar t’i paguante haraç edhe Ethem Çekut. Çeku, ka refuzuar të flasë për Insajderin.hyni ne rekllam pervidjon e vajzes Salih Kastrati

Besarta Kastrati – Harxhi, mbanë mend kohën kur i ati i saj tashmë i ndjerë është dashur t’u paguaj haraç njerëzve të fuqishëm që kontrollonin Pejën qysh pas përfundimit të luftës.

Sipas saj, Ethem Çeku ishte njëri prej të fuqishmëve.

Çeku, nëpërmjet njerëzve të tij – përfshirë truprojën Himë Krasniqi, kishte caktuar shumën e haraçit që do të paguante secili tregtar ari. 50 mijë marka ishte tarifa. Kaq kishte paguar edhe Salih Kastrati, i njohur si Salih Dukati.

“Ethem Çeku ka qenë i lidhur me Ramush Haradinajn. Ethem Çeku i ka lyp 50 mijë marka. Babi ia ka dhanë në dorë. Jo veç babit po edhe argjendarë tjerë po ata se kanë guximin me tregu. Babi i ka dhanë ato në emër të Ramush Haradinaj”, ka treguar Besarta në një intervistë ekskluzive për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *