Do të shkoni në pushime? Para se të niseni, vendoseni një monedhë në frigorifer

Nëse mendoni të shkoni në pushime dhe të lini ushqim në frigoriferin e shtëpisë, atëherë këtë artikull gjithsesi duhet ta lexoni. Sot do t’jua mësojmë një truk të thjeshtë për t’ju treguar nëse është i sigurt ushqimi që e kini lënë në frigorifer.

Ndonjëherë, kur jeni larg shtëpisë, energjia elektrike ndërpritet dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Sidoqoftë, kjo dukuri mund të shkaktojë që ushqimi i ruajtur në frigorifer të shkrihet dhe pastaj të prishet

Për të zbuluar se a ka ndodhur kjo, duhet ta aplikoni këtë truk të thjeshtë para se të dilni nga shtëpia: mbusheni një gotë me ujë dhe vendoseni në frigorifer. Kur të ngrihet uji, vendoseni një monedhë mbi akull dhe vendoseni prapë gotën në frigorifer.

Nëse kur ktheheni në shtëpi pas pushimeve e zbuloni se monedha gjendet në fund të gotës, atëherë tërë ushqimin duhet ta hidhni në bërllok! Kjo do të thotë se frigoriferi ka qëndruar një kohë pa energji elektrike saqë është shkrirë akulli dhe është ngrirë prapë.

Por, nëse monedha ende gjendet mbi akull, atëherë nuk ka pasur probleme me rrymë në shtëpi. /Telegrafi/

Fara misterioze që SHËRON GJITHÇKA përpos VDEKJES!

Vështirë se keni dëgjuar për “Farën e Zezë” (nigella sativa) më herët.

Kjo farë njihet edhe nga shumë emra tjerë, por pavarësisht se si e quani efektet e saj mbeten të njëjtat gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore, më poshtë i keni dhjetë përfitime shëndetësore të Farës së Zezë, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.

Tipi 2 i diabetit

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.

Epilepsia

I publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlim e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët që rezistojnë trajtimet e duhura. Fara e zezë ka veti antikonvulsive, transmeton Telegrafi.

Kanceri në zorrë të trashë

Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.

Mbrojtja nga sulmet në zemër

Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.

Kanceri i gjirit

Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.

Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut. Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë! /Telegrafi/

Mendoni se jeni shendoshur? Keni shume fryerje bakru,Ja cfare duhet te beni

Sasia e madhe e karbohidrateve ne dieten ushqimore mund te jete arsyeja per nje stomak te fryre. Mos konsumoni me alkool dhe kontrolloni sasine e sheqerit. Sigurohuni te hani sa me shume ushqime me sasi te uleta karbohidratesh. Duhet te perpiqeni te konsumoni sa me shume fruta dhe perime.

Hani shume shpejt
Perpiquni te hani me kafshata te vogla dhe t’i pertypni ato mire, ne menyre qe ushqimi te tretet sa me ngadale. Kjo sherben edhe per te qendruar te shendetshem, te largoni fryrjen dhe per te humbur peshe.

Kapslleku
Kjo situate aspak e kendshme tregon se duhet te konsumoni me shume ushqime te pasura me fibra. Situata mund te perkeqesohet nese ju nuk konsumoni rregullisht fibra.

Qendroni larg bukes se bardhe . Konsumoni sa me shume fruta dhe lengje ne dieten tuaj.

Sasi e pamjaftueshme e ujit
Nje numer shume i madh problemesh shendetesore shkaktohen nga dehidratimi. Sasi te medha te alkoolit dhe kafese mund te gojne ne kete problem. E mbani mend kur mund te keni pire 6-8 gota uje ne dite?

Trupi perdor lengjet e depozituara ne inde kur i mungon uji, dhe fryrja mund te shkaktohet pikerisht nga kjo mungese e ujit. Gjithgka qe duhet te beni eshte te pini me shume uje.

Stresi kronik
Stresi eshte nje nga shkaqet kryesore qe mund te shkaktoje fryrje. Sistemi juaj tretes nuk mund te performoje funksionin e tij te plote nen stres. Dhimbja e stomakut dhe kapslleku mund te shkaktojne fryrjen. Mund ta ndaloni kete gjendje duke e lehtesuar veten tuaj nga energjite negative qe ju rrethojne.

Ishte 100 metra afër zjarrit, shqiptarja rrëfen momentet e tmerrit në Athinë e përlotet live

Greqia është zgjuar sot e alarmuar nga zjarret masive në zonën e Atikës, në Athinë. Vendi po përjeton një situatë tmerri pasi deri tani numërohen mbi 50 viktima, qindra të plagosur dhe shumë të zhdukur. Ndërkohë disa të tjerë që ia kanë dalë të mbijetojnë por kanë përjetuar gjithë momentet e frikshmë kanë dhënë dëshmitë e tyre për televizionet. Një dëshmitare shqiptare e cila ka qenë vetëm 100 metra larg vatrës së zjarrit ka treguar për Neës 24 tmerrin që ka përjetuar.
Albana Rrumbullaku ka rrëfyer: Momentet ishin shumë të vështira. Nuk gjej dot fjalë apo pamje që ta përshkruajë atë që përjetuam. Ishte një tragjedi e vërtetë. Në shtëpinë time në Athinë zjarri arriti 100 metra afër shtëpisë Këtu janë djegur mbi 1000 shtëpi. Ndërsa ën shtëpinë ku unë punoja erdhi dhe na mori policia. Na bashkuan me njerëz të tjerë për të na dërguar tek porti i qytetit ku jetojmë. Në ato momente pamë edhe trupa njerëzish që po i nxirrnin nga deti. Nuk dihet sa shqiptarë mund të kenë vdekur pasi shumë trrupave u ka mbetur vetëm skeleti.” E përlotur dëshmitarja ka treguar se tani është bashkuar me familjen pasi gjendja është qetësuar disi, megjithatë rreziku nuk është shuar plotësisht.

Ambasada gjermane ne Prishtine ka nje njoftim te rendesishem per vizat e punes

Terminët lidhur me procedurat për vizat me qëllim fillimin e punësimit në shtetin gjerman sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, janë duke u stërzgjatur me mbi një vit pritje në ambasadën gjermane në Prishtinë.

“Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq në ueb-faqen e saj, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes. Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

Vizë Shengen – 6 muaj

Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj

Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit

Vizë për bashkim familjar – 10 muaj

Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj

Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka bërë kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pa mjaftueshme.

Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muajit Maj të 2017-ës.

Mbi 12 muaj pritje për një përgjigje për vizë të punës nga Ambasada e Gjermanisë, po u prish punë edhe vetë aplikuesve, sepse sipas tyre firmat apo bizneset si palë garantuese në këtë rast, nuk janë në gjendje të presin mbi një vit për të marrë një punëtor nga Kosova.

Arsyeja kryesore pse njerëzit mbyten në det, ja gabimi i madh që duhet ta dini

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa. Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe.

Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale. Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve. Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Cmendet Popi grek zbulon kush e shkaktoi tragjedinë në Greqi. Ja kush e beri

Deri në këto momente raportohen se kanë vdekur rreth 60 persona, ndërsa nuk dihet saktë se sa të tjerë janë plagosur.

Në këto ditë të vështirë për vendin fqinj, Kisha ka rezervat e saj.

Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia, e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”.

Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”

Ai gjithashtu në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.0

Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.
Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.
Ne video i gjeni te gjithe detajet.
Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

 

Mënyra e thjeshtë për të dalluar nëse e keni celularin origjinal apo fallco

Për ata që marrin vesh nga këto punë, prodhimet origjinale mund të dallohen që në cilësinë e materialit. Por, gjithsesi ndodh çdo ditë që të shiten produkte fallco në treg me pretendimin se janë origjinale. E njëjta gjë ndodh edhe me celularët.

Një mënyrë e mirë, ndër të tjerat, për të zbuluar nëse telefoni juaj i zgjuar është origjinal apo thjesht një kopje  e shëmtuar është edhe vendi i prodhimit.

Për të gjetur vendin e prodhimit, mjafton të shtypni *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit.

Çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.

Kodi 00- Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes, Apple SHBA, Samsung- Kore e Jugut.

01 ose 10- Telefoni është prodhuar në Finlandë

02 ose 20- Telefoni është prodhuar në Emirate

03 ose 30- Telefoni është prodhuar në Kore

04 ose 40- Telefoni është prodhuar në Kinë

05 ose 50- Telefoni është prodhuar në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë

06 ose 60- Telefoni është prodhuar në Hong Kong, Kinë ose Meksikë

08 ose 80- Telefoni është prodhuar në Gjermani.