Arsyeja kryesore pse njerëzit mbyten në det, ja gabimi i madh që duhet ta dini

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa. Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe.

Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale. Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve. Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *