Do të shkoni në pushime? Para se të niseni, vendoseni një monedhë në frigorifer

Nëse mendoni të shkoni në pushime dhe të lini ushqim në frigoriferin e shtëpisë, atëherë këtë artikull gjithsesi duhet ta lexoni. Sot do t’jua mësojmë një truk të thjeshtë për t’ju treguar nëse është i sigurt ushqimi që e kini lënë në frigorifer.

Ndonjëherë, kur jeni larg shtëpisë, energjia elektrike ndërpritet dhe ju nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Sidoqoftë, kjo dukuri mund të shkaktojë që ushqimi i ruajtur në frigorifer të shkrihet dhe pastaj të prishet

Për të zbuluar se a ka ndodhur kjo, duhet ta aplikoni këtë truk të thjeshtë para se të dilni nga shtëpia: mbusheni një gotë me ujë dhe vendoseni në frigorifer. Kur të ngrihet uji, vendoseni një monedhë mbi akull dhe vendoseni prapë gotën në frigorifer.

Nëse kur ktheheni në shtëpi pas pushimeve e zbuloni se monedha gjendet në fund të gotës, atëherë tërë ushqimin duhet ta hidhni në bërllok! Kjo do të thotë se frigoriferi ka qëndruar një kohë pa energji elektrike saqë është shkrirë akulli dhe është ngrirë prapë.

Por, nëse monedha ende gjendet mbi akull, atëherë nuk ka pasur probleme me rrymë në shtëpi. /Telegrafi/

Fara misterioze që SHËRON GJITHÇKA përpos VDEKJES!

Vështirë se keni dëgjuar për “Farën e Zezë” (nigella sativa) më herët.

Kjo farë njihet edhe nga shumë emra tjerë, por pavarësisht se si e quani efektet e saj mbeten të njëjtat gjithmonë, transmeton Telegrafi.

Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore, më poshtë i keni dhjetë përfitime shëndetësore të Farës së Zezë, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.

Tipi 2 i diabetit

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.

Epilepsia

I publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlim e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët që rezistojnë trajtimet e duhura. Fara e zezë ka veti antikonvulsive, transmeton Telegrafi.

Kanceri në zorrë të trashë

Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.

Mbrojtja nga sulmet në zemër

Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.

Kanceri i gjirit

Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.

Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut. Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë! /Telegrafi/

Mendoni se jeni shendoshur? Keni shume fryerje bakru,Ja cfare duhet te beni

Sasia e madhe e karbohidrateve ne dieten ushqimore mund te jete arsyeja per nje stomak te fryre. Mos konsumoni me alkool dhe kontrolloni sasine e sheqerit. Sigurohuni te hani sa me shume ushqime me sasi te uleta karbohidratesh. Duhet te perpiqeni te konsumoni sa me shume fruta dhe perime.

Hani shume shpejt
Perpiquni te hani me kafshata te vogla dhe t’i pertypni ato mire, ne menyre qe ushqimi te tretet sa me ngadale. Kjo sherben edhe per te qendruar te shendetshem, te largoni fryrjen dhe per te humbur peshe.

Kapslleku
Kjo situate aspak e kendshme tregon se duhet te konsumoni me shume ushqime te pasura me fibra. Situata mund te perkeqesohet nese ju nuk konsumoni rregullisht fibra.

Qendroni larg bukes se bardhe . Konsumoni sa me shume fruta dhe lengje ne dieten tuaj.

Sasi e pamjaftueshme e ujit
Nje numer shume i madh problemesh shendetesore shkaktohen nga dehidratimi. Sasi te medha te alkoolit dhe kafese mund te gojne ne kete problem. E mbani mend kur mund te keni pire 6-8 gota uje ne dite?

Trupi perdor lengjet e depozituara ne inde kur i mungon uji, dhe fryrja mund te shkaktohet pikerisht nga kjo mungese e ujit. Gjithgka qe duhet te beni eshte te pini me shume uje.

Stresi kronik
Stresi eshte nje nga shkaqet kryesore qe mund te shkaktoje fryrje. Sistemi juaj tretes nuk mund te performoje funksionin e tij te plote nen stres. Dhimbja e stomakut dhe kapslleku mund te shkaktojne fryrjen. Mund ta ndaloni kete gjendje duke e lehtesuar veten tuaj nga energjite negative qe ju rrethojne.

Ishte 100 metra afër zjarrit, shqiptarja rrëfen momentet e tmerrit në Athinë e përlotet live

Greqia është zgjuar sot e alarmuar nga zjarret masive në zonën e Atikës, në Athinë. Vendi po përjeton një situatë tmerri pasi deri tani numërohen mbi 50 viktima, qindra të plagosur dhe shumë të zhdukur. Ndërkohë disa të tjerë që ia kanë dalë të mbijetojnë por kanë përjetuar gjithë momentet e frikshmë kanë dhënë dëshmitë e tyre për televizionet. Një dëshmitare shqiptare e cila ka qenë vetëm 100 metra larg vatrës së zjarrit ka treguar për Neës 24 tmerrin që ka përjetuar.
Albana Rrumbullaku ka rrëfyer: Momentet ishin shumë të vështira. Nuk gjej dot fjalë apo pamje që ta përshkruajë atë që përjetuam. Ishte një tragjedi e vërtetë. Në shtëpinë time në Athinë zjarri arriti 100 metra afër shtëpisë Këtu janë djegur mbi 1000 shtëpi. Ndërsa ën shtëpinë ku unë punoja erdhi dhe na mori policia. Na bashkuan me njerëz të tjerë për të na dërguar tek porti i qytetit ku jetojmë. Në ato momente pamë edhe trupa njerëzish që po i nxirrnin nga deti. Nuk dihet sa shqiptarë mund të kenë vdekur pasi shumë trrupave u ka mbetur vetëm skeleti.” E përlotur dëshmitarja ka treguar se tani është bashkuar me familjen pasi gjendja është qetësuar disi, megjithatë rreziku nuk është shuar plotësisht.

Ambasada gjermane ne Prishtine ka nje njoftim te rendesishem per vizat e punes

Terminët lidhur me procedurat për vizat me qëllim fillimin e punësimit në shtetin gjerman sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, janë duke u stërzgjatur me mbi një vit pritje në ambasadën gjermane në Prishtinë.

“Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq në ueb-faqen e saj, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes. Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

Vizë Shengen – 6 muaj

Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj

Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit

Vizë për bashkim familjar – 10 muaj

Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj

Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka bërë kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pa mjaftueshme.

Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muajit Maj të 2017-ës.

Mbi 12 muaj pritje për një përgjigje për vizë të punës nga Ambasada e Gjermanisë, po u prish punë edhe vetë aplikuesve, sepse sipas tyre firmat apo bizneset si palë garantuese në këtë rast, nuk janë në gjendje të presin mbi një vit për të marrë një punëtor nga Kosova.

Arsyeja kryesore pse njerëzit mbyten në det, ja gabimi i madh që duhet ta dini

Gjatë verës, shumica e njerëzve duan të shkojnë në plazh për t’u çlodhur apo për të shpëtuar nga vapa. Megjithatë, deti e në raste të tjera oqeani, mbartin rreziqe.

Rrymat ujore janë rreziku kryesor për “banorët e plazhit”, të cilat mund të sjellin pasoja fatale. Sipas statistikave për SHBA-në, rrymat janë afërsisht 100 për qind shkaktar të mbytjeve dhe për 80 për qind të shpëtimeve. Megjithatë, specialistët e fushës ofrojnë disa këshilla për frekuentuesit e plazheve.

Kur vala përplaset në një plazh, vala e mëparshme duhet të shkojë diku dhe rrjedha e tyre e kanalizuar në det është ajo që shkakton rrymat. Madhësia e tyre ndryshon. Rrymat zakonisht lëvizin deri në 1 metër, por ato mund të arrijnë edhe deri në 3 metër në sekondë, e cila është aq e shpejtë saqë nuk mund ta kalojë as një notar olimpik.

Cmendet Popi grek zbulon kush e shkaktoi tragjedinë në Greqi. Ja kush e beri

Deri në këto momente raportohen se kanë vdekur rreth 60 persona, ndërsa nuk dihet saktë se sa të tjerë janë plagosur.

Në këto ditë të vështirë për vendin fqinj, Kisha ka rezervat e saj.

Kreu ortodoks i Kishës Metropolitane të Aegialia, e ka konsideruar këtë ngjarje si “zemërim i Zotit, me kryeministrin ateist”.

Prifti Amvrosiou ka shkruar në blogun e tij personal se

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit”

Ai gjithashtu në postimin e tij e ka quajtur Tsipras një hipokrit, ndërsa i qëndron bindjes së tij se e gjithë kjo tragjedi nuk ishte as më pak dhe as më shumë, mallkim nga Zoti.0

Zbulohet harta që serbët kanë bërë gati për ndarjen e Kosovës

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.
Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.
Ne video i gjeni te gjithe detajet.
Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

 

Mënyra e thjeshtë për të dalluar nëse e keni celularin origjinal apo fallco

Për ata që marrin vesh nga këto punë, prodhimet origjinale mund të dallohen që në cilësinë e materialit. Por, gjithsesi ndodh çdo ditë që të shiten produkte fallco në treg me pretendimin se janë origjinale. E njëjta gjë ndodh edhe me celularët.

Një mënyrë e mirë, ndër të tjerat, për të zbuluar nëse telefoni juaj i zgjuar është origjinal apo thjesht një kopje  e shëmtuar është edhe vendi i prodhimit.

Për të gjetur vendin e prodhimit, mjafton të shtypni *#06# dhe më pas butonin e telefonatës. Pasi të keni bërë këtë veprim, do t’ju shfaqet një numër i gjatë me shumë shifra, ku shifra e 7 dhe e 8 tregon vendin e prodhimit.

Çdo shifër është një kod për shtetin përkatës.

Kodi 00- Telefoni juaj është prodhuar në vendin origjinal të pajisjes, Apple SHBA, Samsung- Kore e Jugut.

01 ose 10- Telefoni është prodhuar në Finlandë

02 ose 20- Telefoni është prodhuar në Emirate

03 ose 30- Telefoni është prodhuar në Kore

04 ose 40- Telefoni është prodhuar në Kinë

05 ose 50- Telefoni është prodhuar në Brazil, Shtetet e Bashkuara ose Finlandë

06 ose 60- Telefoni është prodhuar në Hong Kong, Kinë ose Meksikë

08 ose 80- Telefoni është prodhuar në Gjermani.

 

Mysliman = Kërcënim: Ekuacioni fals i mendimit mbizotërues britanik

Debati publik lidhur me praninë islamike në Mbretërinë e Bashkuar banalizon dhe deformon një realitet të gjerë e laraman.

Nga sheriati tek siguria, problemet nuk mungojnë. Por ajo që është në pikëpyetje, më shumë sesa islami në vetvete, është rregulli hortikulturë.

Sipas Muslim Council of Britain, një organizëm i paanshëm që përfshin brenda vetes mbi 500 organizata myslimane, sot në vend jetojnë rreth 2.7 milion myslimanë, baras me më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.

Një grup i është veç të tjerash jashtëzakonisht heterogjen, për faktin se karakterizohet nga diversitet etnik (myslimanët britanikë vetë-identifikohen si arabë, aziatikë, zezakë, të përzier, të bardhë dhe tjetër) dhe nga një miliardë diferencash të tjera lidhur me besimin fetar, moshën, kombësinë, prirjen politike, gjininë, seksualitetin. Megjithatë, ky kuadër kompleks rrallë haset në përfaqësimet politike, mediatike dhe publike të islamit.

Për shembull, në një sondazh të kohëve të fundit, ka rezultuar se opinion public britanik e mbivlerëson shumë përmasën e popullsisë islamike, duke besuar se 1 person në 6 është mysliman.

Është po aq e përhapur ideja se myslimanët janë homogjenë midis tyre. pavarësisht se etiketa (relativisht e re) e «myslimanit britanik» kërkon që ta theksojë mënyrën me të cilën identitetet bashkëkohore tentojnë që të jetë të shumëfishta apo hibride, shumë shpesh, siç nënvizon Tariq Modod, anashkalohet që «kategoria “mysliman” (…) është tërësisht e diversifikuar po aq sa kategoritë “kristian, “belg”, “klasë e mesme” apo çfarëdo kategori tjetër që na ndihmon në kuptimin tonë të Europës bashkëkohore».

Një hiperthjeshtëzim i tillë ushqen (dhe ushqehet me) një ndjesi të përhapur kërcënimi të paraqitur nga (disa) myslimanë për publikun, pë praktikat dhe për vlerat e konsoliduara britanike. Perceptimi i mësipërm përbëhet nga të paktën 3 dimensione.

I pari dhe ka mundësi më përcaktuesi është interpretimi i përhapur i myslimanëve – ose, në versione më të studiuara, i disa myslimanëve – si kërcënim domethënës dhe shpesh i afërt ndaj sigurisë kombëtare.

Ky interpretim është i dukshëm në diskursin politik që vërtitet rreth «ekstremizmit» dhe «radikalizimit», etiketa influence politike e të cilave vazhdon që të mos shqitet në asnjë mënyrë nga preokupimet që prej shumë kohësh akademikë të shumtë kanë shprehur lidhur me dobishmërinë e tyre.

Për shembull, në një diskutim të mbajtur në korrikun e 2015, ish Kryeministri David Cameron paraqiti strategjinë 5 vjeçare lidhur me ekstremizmin të formuluar nga qeveria e tij, duke nënvizuar se «ajo që po luftojmë, në ekstremizmin islamik, është një ideologji. Është një doktrinë ekstreme. (…) Qëllimi final i tij është të shkatërrojë shtetet kombëtare me qëllim që të vendosë mbretërinë e tij barbare.

Për të arritur një objektiv të tillë shpesh mbështet dhunën – për më tepër kundër vëllezërve myslimanë që nuk i ndajnë vizionin pervers mbi botën».

Theresa May, pasuesja e David Cameron, ka adoptuar një fjalor të ngjashëm pas sulmit terrorist në London Bridge të qershorit 2017, duke pohuar se ngjarja ishte e lidhur me sulmet e mëparshëm të realizuar në Manchester dhe tjetërkund «nga e njëjta ideologji e keqe e ekstremizmit islamik që predikon urretje, mbjell përçarje dhe promovon sektarizëm».

Të dy liderët e kanë vendosur vëmendjen mbi versionet ekstreme e fesë islamike dhe kështu kanë evokuar një dallim të vjetër midis myslimanëve të «mirë» dhe atyre të «këqinj». Megjithatë, ballafaqimi i islamit dhe ekstremizmit përjetëson idenë se i pari mishëron – ose, të paktën, përmban në brendësinë e tij –  një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar si demokraci moderne, shekullare e liberale.

Një përfaqësim i tillë siç tregohet nga autorë si Stuart Croft, është gjerësisht e përhapur, duke u shtyrë shumë përtej elitave politike për të përfshirë organizata mediatike, gazetarë të veçantë, pedagogë universitarë, shkrimtarë dhe qytetarë të thjeshtë.

Aspekti i dytë i kërcënimit të perceptuar qëndron në përfaqësimet e islamit – apo i komunitetit të vetëm mysliman – si ngurrues ndaj ingerimit në një shoqëri multikulturore.

Këtu ndërhyn frika që komunitetet myslimane kanë zgjedhur për të jetuar nëpër «geto» të izoluara apo të vetësegreguar ku flasin, falen, punojnë dhe kalojnë kohën e lirë larg nga popullsitë e tjera. Për shembull, United Kingdom Community Engagement Forum u krijuan në tetorin e 2015 në kuadër të përpjekjes së Cameron të prirur që të «krijonte një koalicion kombëtar për të sfiduar (…) ekstremistët dhe helmin që ata përhapin. Dua që myslimanët britanikë ta dinë se ne do t’i mbështesin në qoftëse do të rreshtohen kundër atyre që mbjellin urrejtje dhe do të kundërshtojnë narrativen sipas së cilës myslimanët nuk ndjehen britanikë». Propozime të tilla rreth vetizolimit të komuniteteve myslimane janë veç të tjerash të dukshme në futjen e masave të drejtuara ndaj shkollave fetare, të para si inkubatorë potencialë të izolimit. Siç thoshte gjithmonë Cameron në epokën e paraqitjes forumeve, «sot ka pjesë të vendit ku mund t’ia kalosh pa folur kurrë anglisht apo pa takuar asnjëherë ndokënd të një kulture tjetër. (…)

Disa institucione kontribuojnë në inkubimin e përçarjeve të tilla. E dini se në vendin tuaj ka fëmijë që çdo ditë kalojnë disa orë në një medrese? Të jemi të qartë: nuk ka asgjë të gabuar në faktin që fëmijët të mësojnë atë që ka të bëjë me fenë e tyre, qofshin ato shkolla ku-ranore, shkolla kristiane të së dielës apo në ato hebraike. Megjithatë, në medrese ka fëmijë të cilëve u mësohet se nuk duhen të përzihen me persona të besimeve të tjera fetare; fëmijë që rrihen; që janë të detyruar të përtypin teori konspirative lidhur me popullin hebraik.

Tekstet e këtyre fëmijëve nuk duhen lënë që të mbushen me helm dhe zemrat e tyre nuk duhet të mbushen me urrejtje. Përkundrazi, mendjet e tyre duhet të happen dhe horizontet e tyre të zgjerohen. Frikëra specifike lidhur me sheriatin shfaqen në mënyrë të përsëritur në diskutime të ngjashme, sidomos për sa i përket diskriminimit të grave dhe ruajtjes së parimit të barazisë së shtetasve përpara ligjit, që shikohet e kërcënuar. Preokupime kanë çuar në majin e 2016 në nisjen e një investigimi lidhur me zbatimin e sheriatit të besuar një komisioni ekspertësh që përfshinte akademikë, jurist dhe teologë.

Një aspekt i tretë i këtij prezantimi të shpërfyturuar të myslimanit si «tjetri» që sulmon jetët dhe vlerat britanike është më kompleks dhe ka të bëjë me kërcënimin e perceptuar të paraqitur nga disa myslimanë ndaj disa bashkë-fetarëve (të dobët) të tyre. Ankthe të tilla kanë shpesh një sfumaturë të kësaj natyre, duke u përqëndruar sidomos mbi dhunën ndaj grave. Këtu çështjet më shqetësuese kanë të bëjnë me të ashtuquajturën «vrasjen për nder» dhe gjymtimin gjenital femëror, në të cilin trupat e grave janë objekt i një dhune fizike që nganjëherë çon deri në vdekjen e viktimës.

Pavarësisht kësaj, shumë mendojnë se praktika të kësaj natyre kanë origjina kulturore më shumë sesa fetare (duke qenë se ndodhin në fakt në komunitete që kanë fe të ndryshme), siç demonstrohet nga denoncim i kohëve të fundit kundër të përditshmes “Daily Mail” nga British Independent Press Standards Organisation.

Ky tabloid u dënua për përdorimin që i kishte bërë një historie kronike të sintagmës «vrasje islamike për nder» dhe më pas u detyrua që ta modifikojë titullin e vet: «Jemi të lumtur të sqarojmë se islami si besim fetar nuk i mbështet të ashtuquajturat “vrasje për nder”».

Përshtypje të ngjashme rreth depërtueshmërisë së dhunave apo të praktikave diskriminuese në brendësi të komuniteteve myslimane janë evidente në vëmendjen kushtuar «bashkëshorteve xhihadiste», «martesave të detyrueshme» dhe – në mënyrë më kontradiktore – praktikave të tilla si segregimi i grave (për shembull, nëpër shkolla apo në vendet e kultit) dhe përdorimi i perçes. Shoqërimi i përhapur i islamit – apo i myslimanëve – me praktika të tilla rrezikon që të largojë vëmendjen ndaj zërave kundërshtuese apo nga shembujt e kundërt në brendësi të vetë islamit dhe – ndërkohë – nga praktika të ngjashme që ndodhin në komunitete të tjera fetare e kulturore.

I përfaqësuar në këtë mënyrë, islami e gjen veten të akuzuar se ka dështuar që të përshtatë me modernizmin zakonet e tij sociale, politike e kulturore për sa u përket të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Njëkohësisht, akuzohet se është një besim fetar i madh që megjithatë është mistifikuar nga subjekte karizmatikë të shtyrë nga interesa personale. Në këtë kontekst, nuk befason fakti që një sondazh i kryer në marsin e 2015 ka zbuluar se 55% e votuesve britanikë beson se ekziston «një përplasje themelore midis islamit dhe vlerave të shoqërisë angleze». Në të njëjtin sondazh, vetëm 22% e votuesve ka deklaruar se beson që islami dhe vlerat angleze janë «përgjithësisht të pajtueshme».

Këto 3 përfaqësime të një tensioni midis islamit dhe vlerave britanike krijojnë preokupime që prekin fusha të ndryshme: siguri kombëtare (ku dominojnë frikërat lidhur me radikalizimin, ekstremizmin dhe terrorizmin); marrëdhënie ndër-komunitare në një shoqëri multikulturore (ku mbizotërojnë frikërat lidhur me integrimin); siguri e mirqenie të myslimanëve të dobët (ku shfaqen frikëra lidhur me zakonet për sa u përket dhunave të kësaj natyre). Megjithatë, në praktikë këto frikëra shpesh përzihen midis tyre, duke e theksuar më tej ndjenjën e konfliktit. Vendi ku kjo shfaqet me qartësi më të madhe është në strategjinë e parandalimit, axhendën e luftës kundër ekstremizmit e përpunuar nga Mbretëria e Bashkuar. Kjo strategji është kritikuar gjerësisht për faktin se ngatërron prioritete qeveritare për sa i përket sigurisë me prioritete lidhur me integrimin. Në fakt, ajo kombinon iniciativa policore me punën e zhvilluar bashkë me komunitete e organizata lokale për t’ju përgjigjur sfidës ideologjike të terrorizmit, duke kërkuar që të shkurajohen individët e veçantë nga tërheqja drejt terrorizmit.

Frikërat, qofshi ato të veçanta apo të kombinuara, sugjerojnë se ekziston një konflikt thelbësor midis islamit e ndjekësve të tij nga njëra anë dhe vlerave britanike nga ana tjetër.

Atje ku të para përfaqësohen si konservatore, tradicionale dhe bile edhe barbar, të dytat paraqiten si liberale, moderne e të qytetëruara. Rezultati është një dinamikë shqetësuese në të cilës (disa) myslimanë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuara janë ndërkohë të demonizuar si kërcënim real apo potencial (ndaj sigurisë kombëtare, ndaj multikulturalizmit britanik apo ndaj myslimanëve të tjerë) dhe të katandisur në viktima reale apo potenciale.

Kjo jo vetëm që homogjenizon një popullsi me larmi të konsiderueshme gjeografike, kombëtare, demografike e politike, por përforcon edhe argumente të konsoliduara dhe ide orientaliste, duke i identifikuar të gjithë myslimanët si «në rrezik që të jenë të rrezikuar».

Matja e impaktit social e këtyre dinamikave është e vështirë. Për pasojë, ka pasur një tundim midis hulumtuesve që të shprehen në emër të «komunitetit mysliman» lidhur me atë sesi ai është influencuar negativisht nga zhvillimet e fundit e politikave të sigurisë.

Një tentativë e kohëve të fundit për të bërë diçka më shumë në këtë kuptim është projekti hulumtues British [Muslim] Values, që ka kërkuar të kapë njohjen publike të marrëdhënies midis islamit dhe «vlerave britanike» apo «shoqërisë britanike», duke u kërkuar anëtarëve të komunitetit mysliman të prodhojnë filma me metrazh të shkurtër lidhur me këtë tematikë.

Kjo përpjekje për të ndarë përvoja personale e biografike midis komuniteteve të ndryshme paraqet një kuadër shumë më laraman të pozicionit dhe të ideve të myslimanëve në shoqërinë e sotme angleze repsektivisht nga sa sugjerohet nga karikaturat e sipërpërmendura. Për shembull, disa filma me mtrazh të shkurtër u japin zë jo vetëm diversitetit të myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe perceptimit të përbashkët – në brendësi të këtyre diversiteteve – të një përputhshmërie thelbësore midis «vlerave britanike» dhe islamit.

Kjo ide e përputhshmërisë haset në komunitete të ndryshme. Për ta thënë me një mysliman që ka marrë pjesë në investigimin tonë, «nuk shikoj kurrfarë konflikti… jemi më shumë të ngjashëm sesa të ndryshëm». Bile disa myslimanë shkojnë deri edhe më tej, duke pranuar se të konvertuarit në islam u ka mundësuar atyre që të hedhin dritë mbi disa vlera themelore britanike më parë të dhëna si të mirëqena.

Në fjalët e një banori nga Norëich, «sapo jam bërë mysliman kam kuptuar më shumë disa vlera britanike dhe më shumë kulturën time. Dinjitet, ndershmëri, integritet, dekor. Kam njohur të gjitha aspektet e mënyrës tradicionale të qenit britanik për herë të parë». Pjesë e pjesëmarrësve jomyslimanë në hulumtim ka përcjellë një vision të ngjashëm, duke nënvizuar ngjashmëritë midis vlerave myslimane dhe ato tradicionalisht të lidhura me jetën britanike:

«Mendoj se shumë prej vlerave kryesore britanike në formën e tyre thelbësore lidhen me vlerat kristiane. Por e njëjta gjë ndodh me myslimanët: kemi të gjithë të njajtat ideale, diferenca qëndron vetëm sesi përkthehen në praktikë».

Anasjelltas, një tension midis «britanicitetit» dhe islamit haset në aspektin e marrëdhënieve midis burrave e grave: «Mendoj se ndoshta myslimanët kanë një ide lehtësisht ndryshe nga shoqëria jonë (…) lidhur me atë që duhet të jenë marrëdhënieve midis dy sekseve», ka deklaruar një i intervistuar.

Megjithatë, siç theksohet nga një jo mysliman, «jodhuna është shumë e rëndësishme për islamin. Kjo duket e injoruar nga mediat, që duket se ngatërrojnë terrorizmin dhe ekstremizmin me një besim fetar.

Ekzistojnë ekstremistë dhe terroristë të shumë feve të ndyrshme, por nuk duket se kjo sjell pasoja për vetë ato. Kur IRA (Irish Republican Army) kryente atentatet e saj të përgjakshme, njerëzit nuk thonin “ky është terrorizëm katolik”».

Kështu që mbetet shumë punë për t’u bërë lidhur me mënyrat me të cilat islami dhe myslimanët perceptohen dhe diskutohen në shoqërinë britanike. Secila prej frikërave të sipërcituara ka të bëjë jo vetëm me islamin, por në përgjithësi me gjendjen e multikulturalizmit.

Qofshin aglezë ose jo, shumë shpesh, myslimanët paraqiten akoma si të huaj në brendësinë e shoqërisë. Për këtë arsye, ankthet për islamin përzihen me preokupime të tjera në fushën e sigurisë, nga radikalizmi tek terrorizmi, nga emigracioni tek siguria e vendit të punës.

Por ekzistojnë edhe arësye optimizmi, sidomos po të vëresh sinjalet e vullnetit publik për ta kundërshtuar këtë ndjenjë të keqe. Është e rëndësishme të këmbëngulet mbi këto shembuj dhe ka 3 mënyra për ta bërë.

E para, themelore, është të vazhdohet të sfidohet stereotipi semplicist i myslimanëve si «terroristë potencialë» apo «kërcënim» i llojit tjetër, duke evidentuar shtrirjen e vërtetë e çështjeve të tilla, që megjithëse jo e parëndësishme, shpesh është shumë më e vogël nga sa tentohet të besohet. E dyta, duhet shikuar tek fjalët dhe imazhet e përdorura nga politikanët, gazetat, televizionet dhe kinemaja kur diskutojnë për islamin në Mbretërinë e Bashkuara të sotme.

E treta, duhet provuar të tregohen histori të ndryshme, duke e spostuar diskutimin nga çështjet e sigurisë tek përvojat e jetës të myslimanëve në vend. E gjitha kjo mund të ndihmojë që të luftohen disa stereotipe të cilat zgjasin akoma sot.

(Lee Jarvis është Profesor i Politikës Ndërkombëtare në University of East Anglia. Është autor apo kurator i 11 librave dhe i më shumë se 50 artikujve apo librave lidhur me politikën e sigurisë dhe të terrorizmit)